-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të këputet shpirti! Prindërit rrëfejnë si e nxorën vajzën nuse nga çadra

Kryesoret

Familja Jaku javën që kaloi përcolli vajzën nuse nga çadra. Në 26 nëntor të 2019 termeti ju shembi shtëpinë dhe, prej asaj dite kjo familje të gjitha hidhërimet dhe gëzimet i pret në çadër.

Ditën e sotme familja Jaku është vizituar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Berisha ka thënë se e kam ndjekur me shumë vëmendje dasmën dhe ka siguruar se vështirësia e madhe është pas dhe gjërat do të ndryshojnë.

“Jam prekur shumë. Nusja është shpresë. Ju më përmalluat, kur pash gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës.

Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit