Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se po përgatitet sërish “Beteja e Stalingradit”. Në prezantimin e librit “Veprat e mbledhura të Milorad Ekmeçiçit”, presidenti serb shprehu shqetësimin se kjo mund të vijë më shpejt nga sa pritet.
“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt nga sa pritej kushdo, dhe jam shumë i shqetësuar për rezultatin e asaj Beteje të Stalingradit, për herë të parë në histori, shumë më i shqetësuar duke ditur se çfarë po vjen nga njëra anë dhe tjetra, duke mos dyshuar në guximin e askujt”, ka deklaruar Vuçiç, raporton Euronews Serbia.
Ai theksoi m tej se Serbia po përballet me periudhën më të vështirë se ajo e viteve 1990 dhe për pozicionimin e serbëve.
Kujtojmë se, në Betejën e Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore, që u zhvillua nga 23 gushti i vitit 1942 deri më 2 shkurt të vitit 1943, humbën afro 2 milionë persona. Kjo njihet si beteja më e përgjakshme në historinë e luftërave. Gjermania Naziste me aleatët e saj kishte luftuar për ta marrë nën kontroll qytetin Stalingrad të Bashkimit Sovjetik, qytet që tani njihet si Volgograd.
You must log in to post a comment.