-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitja në Rinas, gjykata jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit. Gjykata ka dënuar me 20 vit burg Klement Cala.

Ndërsa të pandehurit e tjerë Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond u dënuan me nga 17 vite burg.

Të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Të pandehurit, akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare në Rinas, duke përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, e duke planifikuar me detaje grabitjen.

Kujtojmë që grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit të vitit 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit