-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA ndihmë të re ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën në një bisedë telefonike se Uashingtoni do t’i japë Kievit 625 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, përfshirë sistemet e raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Edhe nënpresidentja Kamala Harris ishte e pranishme në telefonatë, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Presidenti Biden nënvizoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, sipas deklaratës.

Zoti Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa ajo mbron veten nga agresioni,” thuhet në deklaratë.

Paketa e re e ndihmës është e para që nga aneksimi i shpallur nga Rusia i katër rajoneve të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit tha në një njoftim se paketa përfshin katër sisteme HIMARS dhe raketa të lidhura me to, 32 Howitzer me 75,000 fishekë, 200 automjete rezistente ndaj minave dhe mina Claymore.

Prodhuar nga kompania Lockheed Martin Corp LMT.N, saktësia e sistemeve HIMARS dhe rrezja më e gjatë e veprimit të tyre, i kanë dhënë mundësi Kievit të ngushtojë avantazhin e artilerisë së Rusisë.

Urdhri për mobilizim vlen vetëm për rezervistët me përvojë ushtarake dhe të dy burrat u tronditën prej ftesave.

Skutin do të duhej të bënte përjashtim nga urdhri, për shkak të statusit të tij si student. Ndërsa, Dyachok besonte se për shkak të moshës dhe shëndetit të dobët, nuk do të thirrej në detyrë. Ai ka kancer të lëkurës në fazën e parë dhe është i verbër në njërin sy.

Kur të dy ata shkuan në zyrat lokale të rekrutimit për të raportuar “gabimin”, autoritetet u konfirmuan se do të dërgohen në Ukrainë dhe i urdhëruan të paraqiten për trajnim të nesërmen – në të kundërtën, u thanë se do të përballen me ndjekje për vepër penale. VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit