-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Jugut hedh gabimisht një raketë, fatmirësisht koka bërthamore nuk shpërthyen

Kryesoret

Koreja e Jugut ka hedhur gabimisht një raketë. Ushtria ka kërkuar falje për lancimin e dështuar të një rakete, gjatë stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Kjo nisje e raketës ka shkaktuar alarm në mesin e banorëve të qytetit bregdetar Gangneung, pasi ata kanë dëgjuar një shpërthim të madh.

Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.

Mirëpo ushtria, e cila ka thënë se nuk ka pasur viktima, nuk e ka pranuar incidentin deri në orët e para të së mërkurës.

Hedhja e raketës ka qenë përgjigje ndaj Koresë Veriore, e cila ka lëshuar të martën një raketë mbi Japoni.

Kjo është hera e parë që Pheniani ka lëshuar raketë mbi Japoni prej vitit 2017 – dhe ka nxitur shpërfaqjen e forcës nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore, të cilat kanë kryer stërvitje ushtarake.

Seuli dhe Uashingtoni ka nisur disa raketa në Detin Lindor – i njohur edhe si Deti i Japonisë – i cili gjendet në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Ushtria jugkoreane ka konfirmuar më pas që një prej raketave ka dështuar pak pasi është nisur dhe më pas është përplasur.

Kjo nisje e raketës ka qenë hap i ndarë nga raketat e lëshuara prej SHBA-së.

Hedhja e raketës të martën është i pesti që është kryer nga Koreja Veriore brenda një jave.

Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë. Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit