-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “çon” varfërinë në Kuvend, Spiropali: Je korbë! Majko: E ke tenjën brenda

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në replika me ministren Elisa Spiropali, Ulsi Manjën dhe deputetin Pandeli Majko. Kryetari i PD-së, tregoi në kuvend varfërinë që pa me sy gjatë një vizitë në Bubq pak ditë më parë. Por Elisa Spiropali iu pëgjigj ashpër.

Mund të bëj vetëm një pyetje, meqë shqetësohet për të varfrit, dua ta pyes, sa të varfër do të dilnin nga varfëria e tyre dhe sa shtëpi do të ndërtoheshin nëse borxhet në 2013 nuk do të ishin 1.2 miliardë.

Po TEC-i Vlorës nëse do ishte vendosur në punë? Po nëse nuk do ta kishit shitur Bistricën dhe Shkopetin? Do jepni përgjigje për këto që keni bërë. Jeni bërë si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur ose vdekje ose raste fatkeqe.

Jo Metën e Monikën të keni me vete, se Evi (Kokalari) ju la ju shpalli non grata, por mblidhni të gjithë por ju nuk dini dot në pushtet” tha ajo. “Do vijmë, opozita ecën e sigurtë drejt fitores. Ulsi je i përkohshëm, do të ikësh përpara se të kujtohesh” replikoi Berisha.

Me kryetarin e PD-së, replikoi edhe Pandeli Majko. “Problemin e kemi me tenjën që ndodhet. PD ka marrë para nga Shën Petersburgu. Para ruse. Këto para nuk i gjeni dhe nuk keni për t’i gjetur te PS. Kjo ka prekur statusin tuaj moral dhe politik” tha ai.

Berisha në këtë pikë iu përgjigj duke hequr përgjegjësinë nga vetja. “Kurrë PD nuk ka marrë një qindarkë dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend që e ka pozicionuar si armik të cështjes shqiptare.

Ka ndodhur, që ish-kryetari i saj është akuzuar, njëherë nga media dhe tani nga raport zyrtar i SHBA-së për këtë është ngritur një komision. Por mos harro që dosjen e mbylli Edi Rama” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit