-sidi education-spot_img
33.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Padrejtësia për non-gratën është zhbërë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për padrejtësi ndaj opozitës dhe për mënyrën e organizimit të seancës plenare.

Ai gjithashtu kërkoi sqarime në lidhje me çështje të ngritura nga SPAK dhe kritikoi mungesën e projektligjeve në rendin e ditës.

“Dhe mbarë popullin shqiptar, një padrejtësi e madhe e lobuar nga Partia Socialiste, nga Edi Rama, miku i McGonigalit, miku i ryshfetit, nga Edi Rama i cili nuk ka lënë mekanizëm para dhe lobim përmes George Sorosit për të goditur dhe zhbërë opozitën në Shqipëri. Aktakuza më e madhe sot për Partinë Socialiste është heshtja juaj. Duhet të ngriheshit minimalisht në dinjitetin e ligjvënësit dhe të përshëndesnit një vendim që zhbën një njollë të madhe mbi Kuvendin e Shqipërisë, mbi politikën shqiptare, mbi Partinë Demokratike, mbi opozitën.

Sot është PD-ja në opozitë, nesër do jeni ju, zotërinj! Dhe të jeni të bindur që me dëmet që i keni bërë këtij vendi, pasojat do jenë të jashtëzakonshme.

Vetëm ditën e djeshme Taulant Balla, që është këtu, përmendte ‘non grata’-n, përmendte oqeanin dje. Përmendte vizitën në Bosnje dje. Po sot çfarë komenti ke?

Ndërkohë, zoti Kryetar i Kuvendit, dua konfirmim zyrtar: a ka ardhur sot kërkesë e dytë nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut?

Pse u bë kjo? Për t’i hequr mundësinë e 10 minutëshit çdo deputeti për të folur për atë që po ndodh poshtë zyrës së Kryeministrit. Faleminderit.”, tha Belind Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit