-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkësia Politike Europiane, Osmani tregon se çfarë përfiton Kosova

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për përfitimet e Kosovës nga Bashkësia Politike Europiane, një platformë për koordinim politik e zyrtarizuar në Pragë, më 6 tetor.

Ajo tha se kjo është një platformë e re e të gjitha shteteve të kontinentit europian që ka për qëllim të nxisë edhe më shumë dialogun politik ndërmjet shteteve, të cilat marrin pjesë si të barabarta.

“Në njëfarë mënyre, të gjitha së bashku, pa marrë parasysh a janë shtete të mëdha apo të vogla, a janë anëtare të Bashkimit Evropian apo jo, e kanë një lloj pronësie mbi këtë iniciativë. Pra, është një përpjekje e përbashkët.

Dhe, sipas vetë presidentit Macron, i cili është ideator i kësaj iniciative, kjo platformë është një diskutim, apo një dialog mes të barabartëve. Ky është shpjegimi më i mirë i asaj që synohet”, ka thënë Osmani për REL.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit