Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të naftës.
Ai i ka bërë kërkesë qeverisë për votimin e projektligjit të propozuar nga Partia e Lirisë që parashikon pezullimin e taksë së qarkullimit dhe karbonit.
“Ne Kuvendin e Shqiperise, qe ne 9 mars, plot 7 muaj me pare, si deputet i Partise se Lirise kam depozituar Projektligjin, qe pezullon Taksen e Qarkullimit dhe te Karbonit dhe sjell uljen e cmimit te naftes.
Por maxhoranca e hajduteve ne Kuvend e ka bllokuar shqyrtimin e tij per llogari te vjedhjes dyfishe per vete dhe per oligarket e Naftes.
Maxhoranca e hajduteve grumbullon para’ me rritjen e cmimit te naftes nga gjaku dhe djersa e shqiptareve dhe i shpenzon per vjedhjet me tendera rrugesh, me instalacionet e Rames ne kryeministri, per propagande ne media, per shpenzime kozmetike, per krevate dopio neper zyra etj turpe korruptive,” është shprehur Vasili.
Ai ka shtuar se çdo dite që kalon thellon në mënyrë galopante vjedhjen e qytetarëve me çmimin e naftës.