-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku e fute pakon? Momenti kur FNSH e ngriti “zgupthi” trafikantin në Elbasan (VIDEO)

Kryesoret

FNSH arrestoi mbrëmë në Elbasan Xhaferr Deliu. 43-vjeçari ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie. I dënuar më parë për eksploziv dhe pak kohë më parë arrestuar për dhunë në familje, me rënien e natës, theu masën duke dalë nga banesa. Në momentin që pa policinë përballë, 43-vjeçari shkeli gazin dhe çau postbllokun.

Por disa minuta më pas policia e arrestoi. Operacioni “Zaranika” u finalizua me arrestimin e tij dhe gjetjen në shtëpi të një pakoje me 525 gr heroinë. Drogën e kishte fshehur sipër dollapit.

Deliu është një emër i njohur për drejtësinë. Pesë vite më parë gjatë kontrollit iu gjet në xhep një sasi tritoli e lidhur me fitil, gati për shpërthim. Ai ishte duke ecur qetësisht në lagjen “Dyli Haxhire” kur policia e ndaloi dhe e kontrolloi në trup.#

Në xhep, iu gjet një pako e mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive tritol e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarr-përcjellës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit