Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçari i cili akuzohet për kultivim hashashi në Mërtiraj. Në njoftimin e policisë thuhet se kjo parcelë u zbulua një vit më parë, por nuk ishte gjetur pronari.
Gjithashtu policia e Vlorës ka nisur procedimin penal edhe për katër shtetas të tjerë.
Shtetasi D.L 39 vjeç u konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, nëpërmjet një aparati celular.
Ndërsa shtetasit P. H dhe A.N u proceduan penalisht pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë nisën procedim në gjendje të lirë për shtetasin A.S 51 vjeç, pasi është konstatuar duke hedhur materiale inerte, në ambjentet e hidrocentralit, në Finiq.