-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i urës! Shkon në tre numri i viktimave, Ukraina: Ky është vetëm fillimi

Kryesoret

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i kamionit në urën e ngushticës së Kerçit (ose Ura e Krimesë ) ka shkuar në tre, sipas Komitetit Hetues Rus.

Sipas informacioneve të para, të vdekur janë drejtuesi i kamionit, i cili është identifikuar dhe dy pasagjerë të një veture që kalonte.

“Ata besohet të jenë pasagjerë në një makinë që ndodhej pranë kamionit kur shpërtheu.

Trupat e dy viktimave, një burri dhe një gruaje, janë nxjerrë nga uji dhe pritet identifikimi i tyre”, thuhet në një njoftim lidhur me këtë.

Pronari i kamionit dyshohet se ishte banor i provincës jugore Krasnodar të Rusisë. Në fakt, në shtëpinë e tij kanë nisur edhe kontrollet.

Ndërkohë, është shfaqur një video që dyshohet se tregon autoritetet ruse duke kontrolluar pjesën e poshtme të kamionit përpara se ta lejojnë atë të kalojë urën.

Kievi nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për shpërthimin në urën e Krimesë, por e ka treguar, natyrisht, hapur kënaqësinë e tij me këtë zhvillim.

Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidencës ukrainase, theksoi përmes Twitter-it se ky është vetëm “fillimi”, pa thënë megjithatë drejtpërdrejt se Ukraina po merr përgjegjësinë. 

Gjithçka e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës, Rusia duhet të dëbohet nga gjithçka që zotëron” tha Podoliak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit