-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa shqiptarë kemi mbetur?!

Kryesoret

Zhvillimet ekonomike dhe demografike të vendit tonë janë në një fazë që e kanë emergjente shifrën e saktë të popullsisë që jeton në Shqipëri dhe inventarin e banesave.

Grupet e interesit, politika, bizneset dhe organizatat e kanë të vështirë të zhvillojnë projeksione të sakta.

Nga ana tjetër, të gjitha fondet e lira në ekonomi janë përqendruar në sektorin e ndërtimit, në një kohë që inventari i banesave bosh është shumë i lartë.

Përvoja historike ka treguar se regjistrimi një herë në 10 vjet i popullsisë është i mjaftueshëm për të freskuar të dhënat.

Ky periodicitet respektohet nga shumica e shteteve nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kështu ka ndodhur edhe në vendin tonë që pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjistrimi i popullsisë është bërë në mënyrë korrekte brenda 10-vjeçarëve nga viti 1945 – 2011.

Regjistrimi tjetër, i planifikuar të kryhej në vitin 2020, u shty për shkak të kufizimeve që krijoi pandemia COVID-19.

Në vitin 2021, censi i shty sërish për shkak se, standardet ndërkombëtare të përafruara nuk lejojnë që popullsia të numërohet në vite zgjedhore.

Regjistrimi që pritej të kryhej në tetor të këtij viti, u shty sërish së fundmi nga INSTAT, për arsye që lidhen me mungesën e infrastrukturës teknologjike.

Kjo është shtyrja e dytë e regjistrimit të popullsisë që nga censi i parë zyrtar në vitin 1923.

Shtyrja e fundit rezulton të jetë e dyta në historinë e censeve dhe e para pas Luftës së Dytë Botërore.

Që nga viti i fundit, kur u regjistruan popullsia dhe banesat në vitin 2011, demografia e vendit ka pësuar ndryshime të mëdha nga emigrimi dhe lëvizjet e brendshme.

Matjet e tërthorta të INSTAT sugjerojnë se nga vendi, gjatë dekadës së fundit, janë larguar 230 mijë deri në 600 mijë persona, shkruan Monitor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit