Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tregoi sot në Beograd propozimin e Parisit dhe Berlinit në mënyrë që të njihte Kosovën.
“A mund të biem dakord, nuk jam i sigurt, do të them cilat janë vijat tona të kuqe”, tha ai, duke shtuar se do të bëhet në dy shina.
Ai tha se gabimi më i madh i Serbisë ishte që pranoi se BE-ja menaxhon procesin e zgjidhjes së çështjeve të Kosovës.
“Përfundimi është se nëse Serbia e lejon Kosovën t’i bashkohet të gjitha institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, Serbia do të ketë hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të rëndësishme ekonomike. Cili është pozicioni i Serbisë: Unë thashë se duhet të flasim”, tha Vuçiç.