Hekuran Sefa është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ai qarkullonte me armë me vete. Gjatë arrestimi policia, konstatoi se 36-vjeçari kishte gati armën për qitje.
Sefa është banues në fshatin Borizanë. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në kuadër të kontrolleve të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borizana”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– Hekuran Sefa, 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,” ka njoftuar policia.