-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla: BE-ja po e lejon Serbinë të dalë pro agresionit rus

Kryesoret

“Evropa duhet ta pyesë veten se si po e lejon Serbinë të del pro agresionit rus mbi Ukrainë”.

Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Nëse njëra palë në tavolinë i jep shuplakë partnerëve në Perëndim dhe rreshtohet kah një kriminel lufte, atëherë duhet të bëhet pyetja çka tash. Çka i thotë kjo Vuçiç-it dhe Putinit. Çka thotë kjo në sytë e Perëndimit”, theksoi ajo.

Ajo ka pyetur se “a është Perëndimi aq i dobët?”, pasi sipas saj, nuk arrin t’i përshtatë veprimet, kur dikush rreshtohet me dikë që kërcënon paqen.

“Kemi të bëjmë me një Rusi agresive. Evropa s’ka kërkuar nga Serbia t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara”, deklaroi Gërvalla.

Sipas kryediplomates kosovare, Rusia i ka ofruar Serbisë një arsenal ushtarak, dhe ky e ka për qëllim të përdoret si kërcënim ndaj fqinjëve.

“Dialogu me Serbinë nuk ka të bëjë të targat e automjeteve, Evropa nuk është ankuar dhe as nuk ka kërkuar nga Serbia që t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara në dialog”.

Gërvalla ka shtuar se Kosova synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit