-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arti në zi! Shuhet Vasillaq Godo

Kryesoret

Arti në zi. Shuhet në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo. Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ne vitin 1962. Ai ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.

Është protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli. Godo ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për te jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja te Lidhur si Fishekë Gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit