Një shqiptar i dënuar për pjesëmarrjen në grup kriminal të trafikut të drogës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritet greke.
Ai po vuante dënimin në burgun e Domokos në Greqi, deri në datën 6 tetor, ku dhe u arratis.
Ai kishte marrë leje dhe duhet të kthehej në burg në datën 6 tetor.
Rezulton se nuk është kthyer dhe është shpallur person në kërkim.
Sipas njoftimit, 48-vjeçari ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, vepra për të cilat ishte dënuar me burgim të përjetshëm.