-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mami nuk më linte të hiqja vetullat”, Armiana Mevlani ndan foto nga adoleshenca

Kryesoret

Kohët e fundit Armina Mevlani ka qendër për të vëmendjes. Së fundmi ajo ka ndarë disa copëza kujtimesh me ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.

Një komentues ka dashur te dije më shumë mbi moderatoren si vajzë e vogël, çfarë pëlqente të bënte. Dhe Armina sigurisht që i është përgjigjur duke ndarë edhe një foto në vitet e fëmijërisë.

Krahas imazhit blogerja shkroi: “Më pëlqente shumë të luaja me Barbie, t’i qepja veshje. Adhuroja filmat dhe të shkoja në kinema. Isha dashuruese e muzikës dhe dëgjoja Mtv çdo ditë. Këtu psh isha tek koncerti i Bojken Lakos. Vdisja t’i lyeja flokët me blu.”

Pas Arminës si fëmijë, kureshtja për të ditur më shumë ishte edhe gjatë përiudhës si adoleshente. Këtë periudhë të jetës së saj blogerja e rrëfeu me disa foto nga adoleshenca e saj.

Në foton e parë, Armina tregoi kohën kur mamaja e saj nuk e lejonte të hiqte vetullat.

“Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat,”-shkroi Armina.

Më tej me anë të disa fotove të tjera, Mevlani tregoi metamorfozën e saj gjatë viteve të adoleshencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit