-sidi education-spot_img
25.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama tërhiqet me “urgjencë” nga kontrabanda e vaksinave me Italinë: Bëra shaka

Kryesoret

Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike të vaksinave që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë të përdoret dhe të përshkruhet si kontrabandë për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që shpëtoi jetë.

Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”.

Këtë deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij të djeshme në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, edhe në prani të vetë Luidi Di Maios.

Por çfarë tha dje?

Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin si peshku pa ujë, por nuk kishim mundësi të bënim vaksinën. E pyeta Luigin se a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pffizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt.

Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze. Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato.

Avokatët e Pffizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit