-sidi education-spot_img
28.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rinumërohen kutitë në Bosnje, presidenti i Komisionit: S’kemi rezultat të saktë

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje-Hercegovinës ka urdhëruar të hënën hapjen e kutive të votimit në Sarajevë për të rinumëruar votat për Republikën Sërpska, për nivelin e presidentit dhe atë të nënpresidentit.

Gjashtë anëtarë të Komisionit kanë votuar në të mirë të vendimit dhe vetëm një ka qenë kundër.

“Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje ka shqyrtuar disa ankesa dhe ka pasur qasje në të dhëna dhe video-materiale. Procesi zgjedhor është aq i kontaminuar saqë nuk është e mundshme që të vërtetohet rezultati i saktë”, ka thënë presidenti i këtij Komisioni, Suad Arnautoviq.

Ai ka shtuar se vëzhguesit e akredituar do të informohen në kohë të duhur dhe se fillimisht do të bëhet një analizë e votave të pavlefshme.

Sipas rezultateve të fundit, Millorad Dodik, kandidati i partisë në pushtet, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur, ka fituar 291.915 vota.

Kundërshtarja e tij, Jellena Triviq, e cila është mbështetur nga partia e saj, Partia për Progres Demokratik, Partia Demokratike Serbe dhe Lista për Rregull dhe Drejtësi, e Nebojsha Vukanoviqit, ka fituar 262.969 vota.

Më 5 tetor, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Serbe dhe Partisë për Progres Demokratik, parti opozitare në Republikën Sërpska, kanë kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të rinumërojnë të gjitha votat për këtë entitet.

Triviq ka thënë se ka pasur “gjendje lufte” në disa qendra votimi.

Anëtarët dhe simpatizantët e partive opozitare të Republikës Sërpska janë mbledhur dy herë në Banja Llukë për të protestuar rreth rezultateve zgjedhore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit