-sidi education-spot_img
28.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero, të japë dorëheqjen menjëherë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas protestave të organizuara nga emigrantët shqiptarë në Milano, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas Këlliçit, pamjet nga protestat tregojnë një konsensus të gjerë në shoqëri kundër qeverisë aktuale.

Postimi i Këlliçit:

I izoluar dhe i braktisur!
Edi Rama është sot i rrethuar vetëm nga administrata e nëpunësit që urdhërohen dhe nga patronazhistët e Partisë Socialiste.
Përtej kësaj, nuk dallon më asnjë element tjetër që të jetë sot pranë Kryeministrit. Rinia, shoqëria civile, studentët, profesionistët, familjarët, ambjentalistët, gazetarët, artistët dhe siç tregojnë pamjet sot edhe emigrantët në Milano, në Gjermani, Austri a Angli, janë në shumicë absolute në protestë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.
Asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar një konsensus kaq masiv në shoqëri për largimin e një kryeministri, për shkak të korrupsionit dhe arrogancës. Në të tilla kushte, edhe mediat që kontrollon e nga të cilat merr oksigjen, nuk kanë mundur dot më të injorojnë revoltën e shesheve që po ziejnë kudo, e sidomos në Tiranë.
Eshtë ai vetë që vazhdon t’i rezistojë rrymës së madhe që do ta kthejë përmbys e kjo është çështje kohe, bashkë me një grusht panelistësh, të cilët në fakt përbuzen aq shumë sot sa nuk dihet a e ndihmojnë në të vërtetë shefin e tyre me mbrojtjen televizive, apo e kundërta.
Në të tilla kushte, kur ata që kërkojnë largimin e tij shumëfishohen çdo orë, e ata që duan të qëndrojë rrallohen çdo ditë, këmbëngulja për të vijuar e mbajtur karrigen është e sigurtë që do ta bëjë të duket edhe më i korruptuar edhe më i inkriminuar, por në fund edhe qesharak.
Fija ku kërkon të mbahet se e paskan votuar me 11 maj të vitit më parë, ka rënë me kohë pasi askush nuk i njeh ato zgjedhje farsë. Janë kontestuar nga të gjithë dhe nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Po edhe sikur, mbështetja nuk është e palëvizshme dhe e dhënë një herë e mirë. Sheshet po tregojnë se legjitimiteti i Edi Ramës është sot zero.
Kartonat me të cilat mburret dhe kërcënon se ka në Parlament, nuk vlejnë asgjë para popullit që të tregon me gisht e kërkon largimin.
Ka vetëm një rrugë që ta bëjë më të lehtë për të gjithë këtë dalje nga kriza.
Të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë!
Të plotësojë sa më parë pikën 1 të kërkesave të protestuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit