-sidi education-spot_img
28.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama publikon pamje nga resorti në Katar: Modeli që pritet të ndiqet në Zvërnec

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin turistik në Zvërnec, duke e lidhur atë me suksesin e një investimi të ngjashëm në Katar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se projekti i zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt dhe kompania e tyre, Power International Holding, tregon potencialin e investimeve të huaja në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe kundërshton ato që ai i quan “budallallëqe” që cenojnë reputacionin e projektit.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

*Poëer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit