Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Prezë. Një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë.
Mësohet se drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.10.2022, në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









