-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Loja” e policit që shpëtoi vrasësin: Ja kush e futi bombën në ashensorin e biznesmenit

Kryesoret

SPAK çoi në gjyq dosjen për Elton Goskovën, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën.

Ata akuzohen se tentuan të korruptonin familjarët e Reçit, me qëllim për të ndryshuar dëshminë për disa vrasje të bujshme.

Më pas e kanë kërcënuar dhe tentuar ta eliminonin, me anë të helmimit në burgun e Drenovës, por dështuan.

Por cilat ishin disa nga dëshmitë më të bujshme të vrasësit që u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë?

Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, ka rrëfyer lidhjet me Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin.

Reçi ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK marrëveshjen me Lulzim Berishën për të ndihmuar njëri-tjetrin në goditjen e kundërshtarëve.

Ata janë takuar në kazinonë e Reçit tek ish-stacioni i trenit në Tiranë. Luftar Reçi ka pretenduar se sipas paktit, Reçi duhet të vriste Klodjan Saliun, pas ndarjes së Bandës së Durrësit në dy celula.

Indrit Taullai, Julian Meçe dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës. Adriatik Coli dhe Indrit Dokle ishin pjesë e grupit të Klodian Saliut. Mbrëmjen e 26 shkurtit 2005, pranë fshatit Maminas, vritet Klodian Saliu.

Në këmbim të vrasjes së Saliut, Lulzim Berisha do të vriste hasmin e Luftar Reçit në Dibër.

Në shkurt të vitit 2005, Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar që t’i gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor, në banesën e tij.

Reçi ka pohuar se bombën e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain. Reçi ka deklaruar se bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit, i cili del në aleancë me Lulzim Berishën.

Bomba i mori jetën Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Ndërkaq, Lulzim Berisha ka dështuar për të vrarë hasmin e Luftar Reçit, me anë të shpërthimit, pasi ai lëvizje me fëmijët në makinë.

Tentativa për ta helmuar

Ervis Kosova, konsiderohet njeri i besuar i Shullazit. “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i SPAK.

Por punonjësi i burgut, E.P, njëherësh mbante kontakte dhe më prokurorin e SPAK-ut që ndjek çështjen e Shullazit, duke e informuar për çdo situatë dhe bisedë që bënte me dy personat duke u dështuar planin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit