-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte

Kryesoret

Sipas OKB-së, dhe zyrës së të drejtave të njeriut sulmet e fundit të Rusisë, gjatë dy ditëve të fundit që kanë goditur kryesisht objeke civile, mund të përbëjnë krime lufte.

Zëdhënësja e kësaj zyre, Ravina Shamdasani tha se sulmet ndaj zonave civile janë tronditëse.

Presidenti ukrainas Zelensky pritet t’iu kërkojë udhëheqësve të 7 vendeve më të industrializuara armë të mbrojtjes ajrore.

Rusia mund të ketë kryer krime lufte gjatë sulmeve me një mori raketash në qytetet e Ukrainës duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar ndëprerje të energjisë dhe ngrohjes, tha zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.


Raketat ranë në kryqëzime rrugësh, parqe dhe zona turistike në kryeqytetin Kiev. Shpërthime u raportuan edhe në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në Ukrainën perëndimore, Dnipro dhe Kremenchuk në qendër, Zaporizhzhia në jug dhe Kharkiv në lindje.

“Sulmet kundër civilëve dhe objekteve jetike për mbijetesën e civilëve, janë të ndaluara në bazë të ligjeve humanitare ndërkombëtare.

Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të mos i përshkallëzojë ato më tej dhe të marrë masa të shmangë viktimat në radhët e popullsisë civile dhe të mos godasë infrastrukturën civile”, tha zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha se së paku 12 civilë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u kërkoi të martën udhëheqësve të grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës G7 që ta furnizojnë urgjentisht Ukrainën me armë të mbrojtjes ajrore.

Presidenti Biden gjatë bisedës telefonike që pati mbrëmë me presidentin Zelensky u zotua të vazhdojë t’i japë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore../VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit