-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Elbasan, Boçi: Rama ka frikë, policia na bllokoi

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luciano Boci ka reaguar për protestën e organizuar ditën e sotme në Elbasan kundër rritjes së çmimeve. Boçi u shpreh se policia e Elbasanit ka bllokuar protestuesit dhe i ka ndaluar ata të marrin pjesë në tubim.

Dënoj me forcë sjelljen fyese dhe jo profesionale të Policisë së Elbasanit që përtej interesit të qytetarëve për të protestuar, zgjodhën t’i binden urdhërave politikë për të bllokuar protestuesit t’i bashkohen tubimit paqësor!

Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t’ia fal Edi Ramës t’i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve,” u shpreh ai.

Protesta u thirr nga deputeti shtunën pas rritjes së çmimit të karburantit dhe me qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit