-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Fjalimi i parë i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet me duartrokitje

Kryesoret

Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës ku nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ka mbajtur fjalimin e saj.

Fjalimi i parë i Kosovës në KiE është pritur me duartrokitje gjatë mbajtjes së fjalës së Bogujevci, e cila ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtare e KiE.

Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën.

“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.

Bogujevci e ka mbyllur fjalimin e saj me “Slava Ukraini”, fjalim i cili do të hyjë në histori si një nga momentet më historike të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit