Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Vaut të Dejës, foli edhe për aferën e inceneratorëve, duke theksuar edhe njëherë tjerë se ata kanë kushtuar 420 milionë euro.
Ndër të tjera Berisha nuk nguroi të fliste për lirimin e Alqi Bllakos, nga ku përmendi se Bllako ka kërcënuar se do të fliste nëse do të lirohej.
“E patë hetimin që po bëhej. E morën deputetin socialist, ka qenë njeri i firmës në çdo gjë. E vunë në hetim dhe tani shkoi në shtëpi, sepse u tha ai, ose më lironi ose do flas.
Me taksat tuaja janë dhënë paratë, por ato i kan përdorur për gjëra të tjerdhe nuk kanë paguar energjinë.
Rama është një anti-shqiptar që në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën. Ai është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit dhe atyre që i shërbejnë për pushtet, njëri prej tyre presidenti turk Erdogan”, u shpreh Berisha.