-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kishte spiunin në xhep! Dy provat që “gozhduan” vrasësin e adoleshentit

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati deklaroi dje se eshtrat e gjetura në Prill të këtij viti i përkisnin të miturit Mariglen Gjonaj i cili nga hetimet ka rezultuar se është vrarë nga 30-vjeçari, Kristjan Cenaj tashmë i arrestuar.

30-vjeçari, Cenaj përpara hetuesve ka mohuar autorësinë e krimit të rëndë, megjithatë policia dhe prokuroria këmbëngulin se provat e administruara dëshmojnë fajësinë e tij.

7 vite pasi u zhduk në mënyrë misterioze, policia konfirmoi ditën e djeshme se 16-vjeçari, Mariglen Gjonaj është vrarë për t’i marrë disa sende me vlerë që kishte me vete ditën që humbi gjurmët, një orë “Rolex” dhe një varëse floriri.

Por si u zbulua?

Provat që çuan policinë te autori i ngjarjes Kristjan Cenaj ishin tabulatet. Qelizat telefonike kanë tradhtuar autorin.

Pavarësisht se ai e mohon se ka qenë në atë zonë, telefoni që kishte në xhep zbulon të kundërtën.

Gjithashtu dëshmitë e nënës dhe banorëve të zonës të cilët kanë deklaruar se personi i fundit me të cilin është parë Mariglen Gjonaj ka qenë pikërisht Kristjan Cenaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit