-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Dashuria e adoleshentëve solli gjëmën në Klos, çfarë mbeti pas masakrës

Kryesoret

5 gëzhoja, 3 të vrarë, 2 të arrestuar dhe 2 të plagosur ky është bilanci tragjikë i ngjarjes së Klosit.

E gjitha ka nisur pas një lidhje dashurore mes dy adoleshentëve, vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, një 16-vjeçareje dhe djalit të Eglantin Hasulës, Renatos.
Adoleshenti i ka shkruar në Instagram vajzës 16-vjeçare, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek i ati i saj. Mjeshtri, emigrant në Itali është kthyer dhe ka kërkuar sqarim për këtë ngjarje.

Dy familjet, Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit Besnik dhe Fatmiri janë ulur në kafe për të biseduar me palën tjetër, Eglantinin, Renaton dhe për negocim ka qenë dhe djali i tezes së këtij të fundit Keando Shira dhe i ati i tij Ilir Shira.

Të ulur të gjithë në tavolinë kanë qenë duke biseduar për çështje dhe dyshohet se i ati i vajzës i ka bërë presion Renatos për tu martuar me 16-vjeçare, por ky i fundit ka refuzuar. Ngjarja ka agravuar më tej dhe ka kaluar në ofendime dhe tone të larta.

Kjo ka detyruar Fiqiri Mjeshtrin, të shkojë në banesë të rrëmbejë armën dhe të qëllojë mbi palën tjetër. Keando, vetëm 17 vjeç ka dalë para plumbave për të mbrojtur babanë e tij, por fatkeqësisht ai ka mbetur i vrarë në vend.

I ati, Iliri, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Renato dhe Eglantini ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Tramus.

Pas kësaj tragjedie autori është larguar dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Nga ana tjetër policia u ka vënë prangat dy vëllezërve të tij Fatmir dhe Besnik Shira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit