Deputeti i Lëvizjes Vetëendosje, Arbër Rexha, është përplasur verbalisht me ish-kryesuesin e Bordit të ZRRE-së, Ali Hamitin, derisa ky po intervistohej në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Gjithçka nisi pasi Rexha i tha Hamitit se po e arsyeton dhe relativizon blerjen e energjisë nga kompania e Vukhamoviqit dhe kompanitë tjera.
“S’është pyetje për mu”, tha Hamiti.
Pasi Rexha e përsërit pyetjen, Hamiti i kthehet deputetit të VV’së me “o djalë”, duke i thënë se “s’po merr vesh”.
Rexha pastaj i thotë që të mos e ofendojë.
Më pas ka ndërhyrë edhe kryesuesi i Komisionit, i cili tha që pyetjet të bëhen vetëm për periudhën që po hetohet dhe përgjegjësitë e ZRRE’së.
“A bën unë me marr fjalën e mos me më ndërpre as ti as Hamiti. S’jeni tu më lanë me fol”, tha tutje Rexha.
“Janë shpall tendere. Tenderët kanë qenë publikë. Ka pas kush me i kontrollu, S’i ka kontrollu ZRRE’ja. S’ka qenë përgjegjësi e jonë dhe pikë”, i është përgjigjur pastaj Hamiti.