Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar ditën e stome në Kurbin.
Dashamir Paja ishte dënuar 11 vite për vjedhje dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinjë për të vuajtur dënimin.
“Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana,” ka njoftuar policia.