-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Importi i energjisë, kostot të barabarta me investimet publike

Kryesoret

Ministra e Financave përllogariti se kostot buxhetore për subvencionin çmimit të energjisë do të përmbyllen këtë vit në nivelin e 28 miliardë lekëve ose rreth 237 milionë euro. Të dhënat u bënë publike në raportimet për paketën fiskale 2023. Kjo shumë është në formën e mbështetjes direkte dhe garancive të lëshuara për kompanitë publike të energjisë.

E krahasuar me zërat e tjerë buxhetore, subvencioni i energjisë i ka kushtuar buxhetit të shtetit sa zëri i shpenzimeve të brendshme të investimeve publike.

Si pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të çmimit të energjisë, Qeveria ka qenë e detyruar të mbrojë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël, duke alokuar fonde nga buxheti shtetit për mbajtjen e çmimit për familjarin të pandryshuar, si dhe për biznesin në nivele të pranueshme, referoi Ministria e Financave.

“Në vitin 2022 buxheti i shtetit ka shpenzuar 28 miliardë lekë për subvencionimin e diferencës së çmimit për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, shifër kjo e krahasueshme me totalin e investimeve publike me fonde të brendshme që planifikohet për një vit” raportoi Ministria e Financave.

Stabiliteti fiskal i vendit po cenohet nga kriza energjetikë dhe interesat më të larta të borxhit, të cilat edhe në vitin 2023 do të kërkojnë më shumë financime nga buxheti i shtetit. Për të lehtësuar disi situatën Ministria e Financave ka propozuar që në paketën fiskale të vitit 2023 të përjashtohen nga TVSH-ja deri në 31 dhjetor 2023 disa artikuj me mbrojtjen dhe suportimin e individëve në kushtet e një krize energjetike si kjo e tanishmja. Artikujt janë pajisje të tilla si akumulatorë baterish që përdoren në instalimet e paneleve diellore./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit