-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftë? Koreja e Veriut lëshon raketa, “blindon” kufirin

Kryesoret

Korea e Veriut lëshoi të premten një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt ujërave të saj lindore dhe nisi avionë drejt kufirit me Korenë e Jugut, njoftoi ushtria koreanojugore. Po rriten kështu tensionet e shkaktuara nga disa valë testimesh raketash nga Korea e Veriut.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi nëpërmjet një deklarate se raketa u nis nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut në orën 1:49 sipas orës lokale.

Deklarata thotë se Korea e Jugut ka rritur kapacitetet vëzhguese dhe po koordinon nga afër me Shtetet e Bashkuara gjendjen e gatishmërisë së saj ushtarake.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Japonisë dhe zyra e kryeministrit japonez shkruajtën në Twitter se Korea e Veriut ka lëshuar një raketë të mundshme.

Ky është më i fundit në një seri lëshimesh raketash nga Korea e Veriut gjatë javëve të fundit. Korea e Veriut tha të enjten se udhëheqësi Kim Jong Un mbikqyri lëshimin e raketave me rreze të gjatë, për të cilat ai tha se demonstruan me sukses kapacitetet në rritje të ushtrisë koreanoveriore për sulme bërthamore.

Korea e Veriut tha të hënën se provat e saj me raketa gjatë dy javëve të fundit ishin simulime të sulmeve bërthamore ndaj objektivave kyçe në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Lëshimet e raketave nga Korea e Veriut, pjesë e provave të saj rekord të këtij viti, u panë si përpjekje të zotit Kim për të përftuar një arsenal më frikësues për të ushtruar presion ndaj rivalëve të Koresë së Veriut, që ta pranojnë vendin e tij si një shtet legjitim bërthamor dhe që të heqin sanksionet ekonomike./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit