-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD (e Alibeajt) çon lustracionin në Kuvend: Kemi akoma ish-sigurimsat në politikë

Kryesoret

Partia Demokratike, konkretisht grupi i Enkelejd Alibeajt ka depozituar sot në Kuvend një draft për lustracionin që kërkon të kthehet në ligj. Projektligji është depozituar nga deputetët Kreshnik Çollaku dhe Andia Ulliri. Çollaku tha se nismat e ndërmarra në vendin tonë deri tani kanë rezultuar jo cilësore ose të pamjaftueshme për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë.

Është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët, si rezultat i dështimit të procesit të dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kanë dalë të promovohen në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore në Shqipërinë post-komuniste.

Persona dhe ngjarje të tilla, jo vetëm fyejnë kujtimin dhe lëndojnë plagët e mijëra të vrarëve, të burgosurve, të internuarve në burgjet dhe kampet komuniste, por gjatë viteve të tranzicionit u shndërruan në një pengesë reale për progresin e proceseve demokratike në vendin tonë” tha ai.

Në Kuvend po shqyrtohen edhe dy nisma të tjera, të PS-së dhe Enkelejd Alibeajt për hapjen totale të dosjeve. PS ka pranuar kërkesën e deputetit të PD-së për hapjen e dosjeve me një kusht duke mos nxjerrë në dritë vetëm rastet kur Autoriteti i Dosjeve vlerëson se cenohet siguria kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit