Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 25-vjeçar, P. R., punonjës i lokalit, ka lënduar në krah me mjet prerës një 24-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, 25-vjeçari është shoqëruar aktualisht në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.