Florenc Bicerriku është arrestuar në kuadër të operacionit “Përtej Kufijve” të organizuar nga forcat shqiptare dhe ato turke.
Bicerriku, polici i “Rrugores”, së bashku me dy shokët e tij u kapën me drogë në Turqi, në një parkim.
Efektivi ka qenë i shoqëruar me Kujtim Çelikun, ky i fundit me një precedent të mëparshëm në vjedhje. Po ashtu është arrestuar dhe Adrian Qirici.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak se në datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë.