-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza u kërcënua ditën e ditëlindjes, mesazhi i “nderit” që erdhi nga Londra, zbardhet dosja e plotë e Klosit

Kryesoret

5 gëzhoja, 3 të vrarë, 2 të arrestuar dhe 2 të plagosur ky është bilanci tragjikë i ngjarjes së Klosit.

Një mesazh anonim erdhi në telefonin e nipit të Fiqiri Mjeshtrit (autorit)në Britaninë e Madhe, se vajza e këtij të fundit po e çnderonte pasi kishte një lidhje me me një tjetër adoleshent Renado Hasulën.

Vajza vetëm 16 vjeç, për ditë të tëra po mbahej nën kërcim e presion nga dy bashkëmoshatarët e saj se do ti nxirrnin foto intime: Ajo kishte pësuar disa herë kriza ankthi që e kishin detyruar të shkonte në spital.
Por ditën e ditëlindjes së saj, në 9 tetor, gjendja u rënduar dhe ajo humbi ndjenjat.

I tronditur nga mesazhi dhe duke parë gjendjen e vajzës, Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij, donin të vendosin në vend “nderin” e vajzës e të familjes. Kështu që zgjodhën të bënin krushqi me palën tjetër.

Por pasi takuan, Renadon dhe të atin e tij Enkelejd Hasulën (të dy të plagosur), këta të fundit treguan se një tjetër djalë i bënte presion vajzës dhe ishte në lidhje.

Bëhet fjalë për Kenado Shirën dhe i thotë të atit se Kenado i kishte treguar mesazhet me vajzën. U kërkua ballafaqim mes dy familjeve. Por degradimi i fjalorit dhe shakat që djemtë po bënin në emrin e vajzës agravuan situatën mes palëve.

Kjo bëri që Fiqiri Mjeshtri të nxjerrë armën duke qëlluar. Kenadon e qëlloi në ballë, i ati i tij e mori plumbin në gjoks, ndërsa dy të tjerët që u plagosën njëri në qafë Renado dhe tjetri i ati në kurriz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit