-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(EMRAT) ‘Lumë’ droge në Shkodër, kapen edhe 77 kg kanabis në tre aksione të ndryshme/ Në 10 ditë, mbi 30 të arrestuar

Kryesoret

Disa grupe që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Shkodrës u goditën nga Policia. Kështu u sekuestruan 77 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në total. Në tri aksione të ndara, përfunduan në pranga shtatë persona dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

OPERACIONI NË SHKODËR

Në kuadër të operacionit “Qarku”, i nisur prej disa ditësh, përfunduan në pranga: Suela Gucija, 43 vjeçe, Erdis Pepmarku, 19 vjeç, Emiljan Preçaj, 42 vjeç. Të tre banues në Shkodër. Po ashtu edhe Mirel Çokaj, 37 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

OPERACIONI NË VAUN E DEJËS

Në pranga edhe Edi Guri, Luljan Pepaj dhe Kolë Frroku, përkatësisht 22 vjeç, 23 vjeç dhe 30 vjeç, të tre banues në Shkodër.

“Këta shtetas u kapën në aksin rrugor Koman-Vau i Dejës, teksa transportonin me një automjet tip ‘Benz’ 15 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. U shpallën në kërkim shtetasit Kristian Pepaj, 24 vjeç dhe Vitor Pepaj, 20 vjeç, kushërinj midis tyre. Ata rezultuan të përfshirë në veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë këtij megaoperacioni.

AKSIONI NË MALËSI TË MADHE

Ndërkohë, faza e gjashtë e këtij megaoperacioni ka vijuar në Malësi të Madhe, në fshatin Gruemirë. Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, kanë ushtruar kontroll në sipërfaqet e tokave në pronësi të shtetasit Perlat Canaj. Si rezultat, janë gjetur bimë kanabisi në proces tharjeje dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e thatë, me peshë totale 62 kilogramë. Shtetasi Perlat Canaj u shpall në kërkim, si autor i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.

Janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, Pal Ashta, 31 vjeç dhe Dodë Ashta, 32 vjeç (vëllezër). Këta shtetas janë gjithashtu të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, përpunimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit