-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Mund ta ndihmojmë Ukrainën në trajtimin e viktimave të abuzimeve seksuale

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim delegacionin e Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës nga Ukraina e Kolumbia.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mibjetuarve të dhunës seksuale.

“Sot prita një Delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës nga Ukraina dhe Kolumbia. Përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Historia më e re e Kosovës, sipas Osmanit, bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi i Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit