Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar si të paligjshme dhe kriminale dhe duke theksuar se ato kanë bërë të pavlefshëm armëpushimin e mëparshëm.
Në deklaratën zyrtare, Teherani thekson se këto veprime përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve.
“Sulmet e paligjshme dhe kriminale të kryera nga Shtetet e Bashkuara në orët e fundit përbëjnë shkelje të hapur të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare… dhe e kanë bërë armëpushimin e 8 prillit 2026 të pakuptimtë”, thuhet në deklaratë.
Irani deklaron gjithashtu se do të ndërmarrë hapa për të neutralizuar burimet e sulmeve ndaj tij, ndërsa u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së të reagojnë ndaj asaj që e quan shkelje të rëndë, duke paralajmëruar se heshtja dhe mosveprimi mund të rrisin pasigurinë globale.









