-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohet njëra korsi e aksit Tiranë-Durrës, ARRSH: Punimet zgjasin 25 ditë

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se prej ditës së mërkurë, 19 tetor, do të fillojnë punimet në aksin rrugor Tiranë Durrës.

Është njoftuar se kalimi do të bëhet në një korsi pasi në tjetrën do të rregullohet shtresa e asfaltit. Këto punime do të zgjasin 25 ditë

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës,” ka njoftuar ARRSH.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit