Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet se kishte një shtëpi publike në Athinë.
Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë si pjesë e grupit që drejtonin shtëpinë publike.
32 vjeçari kishte ngritur një rrjet prostitucioni në Athinë prej tre vitesh bashkë me një 29-vjeçar nga Moldavia.
Sakaq mësohet se janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor në shtëpinë publike.