-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shiti dronë e armë Rusisë, DASH paralajmëron Iranin: Do të ndërmarrim hapa agresivë!

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Iranin se do të ndërmarrin hapa konkretë e agresivë nëse do të vijohet me shitjen e dronëve dhe armatimeve për Moskën.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Vedant Patel, e quajti aleancën midis Rusisë dhe Iranit një kërcënim potencial e të rrezikshëm.

Irani ka premtuar të furnizojë Rusinë me më shumë dronë dhe raketa. Sipas mediave të huaja, kjo lëvizje vjen pasi Ukraina bëri lëvizje për të ndërprerë lidhjet me vendin lidhur me furnizimin e saj me armë në Moskë dhe marrëveshja e re ka të ngjarë të zemërojë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore.

Një zyrtar perëndimor i informuar për këtë çështje e konfirmoi atë, duke thënë se kishte një marrëveshje midis Iranit dhe Rusisë për të ofruar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Ukraina ka raportuar një varg sulmesh ruse duke përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani në javët e fundit. Irani ka mohuar furnizimin me dronë për Rusinë, ndërsa Kremlini mohoi të martën se forcat e tij kishin përdorur dronët iranianë për të sulmuar Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit