Mbrëmjen e djeshme një shqiptar u vra në Londër dhe një tjetër person që ishte bashkë me të u plagos dhe ndodhet në spital. Shqiptari që ndërroi jetë është Lumturi Zeqja 27 vjeç.
JOQ ka publikuar foton e tij dhe momentet e fundit teksa miqtë i jepnin zemër 27-vjeçarit të përballonte plagët, por ishte e pamundur. Zeqja ndërroi jetë pak orë më vonë.
Gjithashtu, mes tyre shihen dhe disa vajza, që nuk dihet nëse kanë qenë me djemtë shqiptarë apo jo, por që qëndrojnë aty. Ende nuk dihen autorët e sulmit që i mori jetën shqiptarit.