-sidi education-spot_img
15.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Janë bashkuar hajdutët për të luftuar rininë!

Kryesoret

Sa më shumë shtohet numri i të rinjve që mbushin bulevardet e Tiranës, aq më shumë rritet edhe numri i zhvatësve dhe zvarranikëve të deridjeshëm që i pyesin ata të rinj se ku ishin kur Piktori ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, kur bëri marrëveshje për kampin e refugjatëve në Gjadër, kur portin e Durrësit ua dhuroi sheikëve arabë…

Sa më larg jehon zëri madhështor i rinisë shqiptare aq më të zëshëm bëhen  mbeturinat e deridjeshme partiake që mbanin poste e funksione, që ushqeheshin në grazhdin e pushtetit dhe që sot duan këtë rini ta shpallin shërbëtore të grekëve, të islamistëve, madje edhe pengesë për zhvillimin e Shqipërisë.

Dhe të gjithë këta që sot e pyesin këtë rini se ku ishte dje kur Piktori e kriminalizonte Shqipërinë, të gjithë këta shërbëtorë të deridjeshëm pakurrizorë partiakë, këta prokurorë të djeshëm, analistë, opinionistë e propagandistë që shëtisnin nëpër studio televizive për t’u shërbyer pushtetarëve që i ushqenin, shtiren se nuk e dinë se këta të rinj që sot protestojnë, asokohe po rriteshin dhe po e jetonin mallkimin e heshtjes së prindërve të tyre pakurrizorë.

Sot ajo rini është këtu, në sheshin e Tiranës, dhe kërkon me zë të lartë që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. Ajo kërkon ta mbrojë atdheun dhe njëkohësisht të përballet me pyetjet e atyre që deri më sot e arsyetonin kriminalizimin e mëmëdheut tonë, të atyre që përfituan prej atij kriminalizimi dhe që ushqeheshin prej tij.

Prandaj sot është e turpshme t’i pyesësh këta të rinj se ku ishin në kohën kur e majta dhe e djathta, pozita dhe opozita, mediat dhe elitat e të gjitha llojeve ushqehehsin dhe pasuroheshin me lekët e krimit.

Më e ndershme do të ishte që të gjithë ata që sot i pyesin protestuesit e rinjë se ku ishin dje përderisa rriteshin, së pari t’i përgjigjen pyetjes se ku ishin ata vetë kur Shqipëria grabitej, shitej dhe kriminalizohej para syve të tyre..

Po sot Shqipërisë i ndodh më dinjitozja, më madhështorja që ky vende  e priste me dekada: sot janë përballur sinqeritetit dhe dinjitetit rinorë me paftyrësinë dhe paturpësinë e atyre të llojit të  Piktorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit