-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvicra dhe Serbia, “bashkojnë forcat” për rastin e Dick Marty-t

Kryesoret

Policia Federale Zvicerane dhe autoriteteve policore të Serbisë kanë shkëmbyer informacione për rastin e kërcënimit ndaj ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritete serbe ne nivele të ndryshme. Në veçanti, Policia Federale ka nisur një shkëmbim informatash me policinë e Serbisë në nivelin policor.

Shkëmbimet dhe takimet tashmë kanë ndodhur në mes të policisë federale dhe autoriteteve policore të Serbisë. Ky shkëmbim është profesional dhe konstruktiv dhe do të vazhdojë”, kanë thënë për Express nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

Kjo masë, thonë zviceranët është  pjesë e një sërë veprimesh që janë ndërmarrë dhe se shkëmbimi në mes të policive të dy shteteve ka ndodhur në konsultim të ngushtë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës.

“Për të garantuar sigurinë, Policia Federale ka marrë masa të gjera mbrojtëse bazuar në vlerësimet e rregullta të situatës, duke përfshirë sigurinë në afërsi të drejtpërdrejtë të z. Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë kur shfaqet në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike në vendbanimin e tij, për shembull).

Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Situata e kërcënimit dhe masat mbrojtëse vlerësohen në vazhdimësi. Megjithatë, do të kuptoni se ne nuk po japim asnjë informacion të mëtejshëm për sigurinë e të mbrojturit tonë.”, kanë thënë nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës për Express.

Së fundmi ky raport ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri, pas fjalimit të Ramës në KiE. Kryeministri e cilësoi raportin  si “fake news” më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri./ GazetaExpress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit