-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aborti, çështja kyçe e amerikanëve në kutitë e votimit

Kryesoret

Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë përballë një vendimi të rëndësishëm.

“Jemi vetëm 22 ditë larg zgjedhjeve, nga më të rëndësishmet, për nga pasojat që do kenë në historinë tonë, ose të paktën në historinë e kohëve të fundit, ku zgjedhja është e qartë, sidomos kur vjen fjala tek e drejta për abort”, tha Presidenti Joe Biden.

Sondazhet e fundit e rendisin abortin në krye të çështjeve që do të nxisnin amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të nëntorit për të zgjedhur 470 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Shumica e demokratëve janë kundër vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, që rrëzoi të drejtën kushtetuese për abort duke ia lënë në dorë shteteve në mënyrë individuale të ndalojnë ose jo procedurën.

Të martën, Presidenti Biden tha se nëse demokratët fitojnë shumicën, ai do të firmosë për të mbrojtur me ligj vendimin historik që mbron të drejtën e abortit.

Në përgjithësi republikanët duan të kufizojnë ose heqin fare të drejtën për abort.

Ne do të punojmë fort për të mbrojtur qëndrimin tonë , për të mbrojtur sa më shumë jetë që të mundemi. Por edhe nëse një një shtet e lejon abortin, mendoj se në një të ardhme të afërt, aborti do të jetë një proces i paimagjinueshëm dhe gratë nuk do të abortojnë edhe nëse do e kenë këtë mundësi”, tha Carol Tobias, Presidente e Komitetit për të Drejtën e Jetës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit