-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në ndërmarrje dhe kokainë në xhep, arrestohen dy persona në Fier

Kryesoret

Policia e Fierit ka arrestuar dy qytetarë për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu raportohet se u proceduan në gjendje të lirë edhe 4 të tjerë.

E. H 43 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekustruan disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu ju vunë prangat edhe A. K 63 vjeç, banues në Fier, pasi në ndërmarrjen ku punon, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje.

Ndërsa G. S 27 vjeç, u procedua në gjendje ë lirë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu nisi procedimi penal edhe për:

T. S 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi T. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

B. P. 53 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasen G. H. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

M. Gj 68 vjeç u procedua penalisht pas, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit